Dyndje masive në plazhe mes pandemisë së COVID-19, si në ditë normale. Janë pamje të xhiruara në destinacionin turistik të Sauthendit në Britaninë e Madhe, që frekuentohet nga kryesisht nga banorët e Londrës.
Edhe pse qeveria britanike hoqi pengesat për frekuentimin e plazheve me kushtin që të respektohej distanca sociale, londinezët nuk i kanë qëndruar rigoroz këtij rregulli, duke mos i rezistuar aspak tundimit për të marrë rreze dielli.
Krahas plazheve, në Shtetet e Bashkuara u rihapën këtë javë edhe pishinat. Pamjet tregojnë dyndjen e pushuesve në parqet ujore në Teksas.
Ndryshe ndodh në Itali e Spanjë, ku pushuesit po i respektojnë me rigorozitet masat kundër përhapjes së COVID-19. Në ishujt Kanarje, ndër destinacionet më të famshme turistike të botës, pushuesit janë të paktë.
Autoritetet spanjolle thonë se prej Korrikut do të lejojnë hyrjen e turistëve të huaj. Të gjitha vendet e jugut të Europës, shpresat i kanë tek rikthimi i udhëtimeve me jashtë për t?i dhënë frymëmarrje një prej sektorëve më të goditur nga pandemia.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/